Kripë dhe Piper 8 August 2024, 12:35 Nga VNA

Bebe Rexha më diellore se kurrë, sekretet e imazhit të kuruar të këngëtares në San Marino

Ndaje në Whatsapp

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Bebe Rexha vijon turin dhe pushimet e saj në Europë. Pas Kosovës dhe Shqipërisë ku këndoi dhe takoi familjarë të saj, ndalesa e radhës e Bebes ishte në San Marino. Në republikën e vogël dhe interesante, këngëtarja kaloi disa ditë pushimi por dhe trajtimesh detajet e të cilave mbetet të panjohura. Por VNA arriti të zbulojë disa detaje.

Sic duket dhe nga historia e re e dashurisë që sapo ka nisur, BeBe ka filluar të mendojë seriozisht edhe problemet e shëndetit.

San Marino njihet botërisht si qendra ku shumë personazhe të njohura botërorë shkojnë çdo vit për kurat e posaçme të shëndetit dhe ato që njihen si terapitë “antiageing”

Në fakt fotot e saj të dy ditëve më parë në Sardenja, flasin qartë për ndryshimin pozitiv që ka pësuar ylli i popit. Bebe nuk i shpëtoi paparazëve teksa pushonte në jaht me të dashurin e ri Simos Liakos.Në fotot e publikuara 34 vjeçarja duket më e freskët dhe më e kuruar.

Gjatë qëndrimit disa ditor në San Marino dhe fotot e publikuara dy ditë më parë në Sardenja vërehet qartë ndryshimi pozitiv i këngëtares. Rezultati i trajtimit dhe kujdesi i posaçëm i mjekëve më të njohur në fushën e shëndetit dhe ripërtëritjes fizike e ka bërë kaq diellore Bebe Rexhën.

Video

Spanja ka nisur tri ditë zie pas një prej aksidenteve më të rënda hekurudhore në historinë moderne të Evropës, ku të paktën 68 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Ekipet e emergjencës kanë punuar gjatë gjithë natës, nën ndriçimin e fuqishëm të projektorëve, për të prerë vagonët e dëmtuar dhe për të nxjerrë viktimat nga rrënojat. Autoritetet bëjnë me dije se disa prej personave që humbën jetën ende nuk janë identifikuar.

Në Prishtinë u mbajt një protestë kundër dhunës dhe vrasjeve të grave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Me thirrjen “Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare”, protestuesit kërkuan përgjegjësi dhe reagim më të fortë nga institucionet për parandalimin e dhunës ndaj grave. Gjatë protestës, disa pjesëmarrës hodhën fishekzjarrë në drejtim të ndërtesave të Prokurorisë dhe Policisë, në shenjë revolte ndaj institucioneve. Arlinda Zekaj u vra të dielën mbrëma, ndërsa për rastin janë arrestuar kunati i saj, i dyshuar për vrasjen, dhe ish-bashkëshorti i viktimës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme