Kronika 2026-10-15 21:58:03 Nga VNA

“Policia është shfaqur e çakorduar”/ Gledis Nano kritikon menaxhimin e protestave: E papranueshme të ndiqen qytetarët me shkopinj gome

Ndaje në Whatsapp
“Policia është shfaqur e çakorduar”/ Gledis Nano

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka kritikuar mënyrën se si forcat e rendit kanë menaxhuar protestat në Tiranë, duke evidentuar mungesë koordinimi, organizimi dhe raste të shkeljes së protokolleve policore.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, Nano deklaroi se nga pamjet e publikuara ka konstatuar një lloj çorganizimi në veprimet e policisë, ndonëse theksoi se situatat e tensionuara kërkojnë analizë të plotë përpara nxjerrjes së përfundimeve.

“Kam vënë re që forcat e policisë kanë pasur një lloj çakordimi, apo nuk kanë qenë aq të organizuara në situata të tilla”, u shpreh Nano.

Sipas tij, menaxhimi i turmave kërkon profesionalizëm dhe respektim të procedurave, veçanërisht nga një polici që synon standardet e Bashkimit Europian dhe që ka përfituar trajnime ndërkombëtare.

Ish-kreu i Policisë së Shtetit u ndal veçanërisht te pamjet ku efektivë policie shfaqen duke ndjekur protestuesit me shkopinj gome, duke e cilësuar këtë sjellje të papranueshme dhe në kundërshtim me protokollet.

“Nuk e pranoj dot që një grup punonjësish policie të prishin protokollin dhe të ndjekin njerëz me shkop në dorë. Nuk të lënë shije të mirë profesionale”, deklaroi ai.

Nano theksoi se Policia e Shtetit disponon struktura të specializuara, si Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), të trajnuara posaçërisht për menaxhimin e tubimeve dhe situatave të dhunshme.

Duke komentuar vonesat e raportuara në ndërhyrjet policore gjatë akteve të vandalizmit, ai u shpreh se nuk mund të përcaktojë nëse bëhet fjalë për mungesë profesionalizmi apo për arsye të tjera, pa pasur informacion të plotë mbi situatën.

Nga ana tjetër, Nano dënoi dëmtimin e bizneseve private dhe theksoi se protestat e studentëve nuk duhet të identifikohen në tërësi me veprimet e individëve të dhunshëm.

Ai kërkoi që rastet konkrete të shkeljeve të analizohen dhe punonjësit përgjegjës të mbajnë përgjegjësi, pa përgjithësuar sjelljen e disa efektivëve si përfaqësuese të gjithë institucionit.

“Nëse ka raste specifike ku policia ka treguar mungesë profesionalizmi apo shpërdorim detyre, këta punonjës policie duhet të mbajnë përgjegjësi”, përfundoi ish-drejtori i Policisë së Shtetit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news