Sport 2026-10-29 19:21:33 Nga VNA

Juventusi mund të sakrifikojë Yildizin për financat, Arsenali gati të paguajë 150 milionë euro

Ndaje në Whatsapp
Juventusi mund të sakrifikojë Yildizin për financat, Arsenali

Juventusi mund të detyrohet të heqë dorë nga një prej talenteve më të mëdhenj të skuadrës, Kenan Yildiz, për të përmbushur objektivat financiare, ndërsa Arsenali po shihet si pretendenti kryesor për të siguruar shërbimet e sulmuesit turk në merkaton e verës. Një largim i mundshëm i talentit 19-vjeçar mund të kthehet në një nga transferimet më të bujshme të sezonit, nëse klubet arrijnë të bien dakord për vlerën e kartonit.

Sipas gazetarit të Sky Italia, Gianluca Di Marzio, bardhezinjtë duhet të sigurojnë të ardhura nga shitjet e lojtarëve në vlerën e 70 deri në 80 milionë eurove. Kjo situatë mund ta detyrojë klubin të shqyrtojë edhe ofertat për Yildizin, në vend që të mbështetet vetëm te shitja e disa futbollistëve të tjerë. “Yildiz mund të jetë një marrëveshje për verën, sepse Juventusi duhet të shesë një lojtar ose të arkëtojë 70-80 milionë euro nga tregu i transferimeve. Mund të shesë tre apo katër lojtarë së bashku, ose vetëm një”, deklaroi Di Marzio për wettfreunde.net.

Sipas gazetarit italian, Juventusi po përgatitet edhe për skenarin e largimit të sulmuesit turk. Në këtë kuadër përmendet edhe transferimi i Alajbegovicit, i cili mund të marrë një rol të ngjashëm në planet e klubit për të ardhmen. Ndërkohë, interesimi për Yildizin nuk mungon në Premier League, ku Arsenali dhe Tottenham Hotspur kanë ndjekur situatën e tij. Di Marzio bën të ditur se të dy klubet kishin kontaktuar Juventusin gjatë verës për të mësuar çmimin e futbollistit dhe ishin të gatshme të ofronin më shumë se 100 milionë euro, nëse drejtuesit italianë do të pranonin të hapnin negociatat.

Megjithatë, nëse Juventusi vendos ta nxjerrë Yildizin në shitje, çmimi i tij mund të shkojë deri në 150 milionë euro. Di Marzio e konsideron Arsenalin një nga klubet më të interesuara dhe beson se londinezët mund të kenë avantazh ndaj rivalëve të tyre. “Nëse Juventusi e shet Yildizin, ai do të vlerësohet rreth 150 milionë euro. Mendoj se Arsenali është njëri prej klubeve më të interesuara për të. Edhe Tottenhami, por besoj se Arsenali do ta udhëheqë garën”, u shpreh gazetari.

Për momentin, largimi i Yildizit mbetet një mundësi dhe jo një marrëveshje e konfirmuar. Gjithçka do të varet nga nevojat financiare të Juventusit dhe gatishmëria e klubeve të interesuara për të paguar një shumë që mund ta kthejë talentin turk në një nga transferimet më të shtrenjta të verës.

Video

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news