Sport 2026-10-26 18:38:29 Nga VNA

Nico Williams zbulon të vërtetën për Barcelonën: I thashë jo, vendimin e mora me familjen

Ndaje në Whatsapp
Nico Williams zbulon të vërtetën për Barcelonën: I

Nico Williams ka reaguar ndaj deklaratave të agjentit të tij për dështimin e transferimit te Barcelona, duke kundërshtuar versionin se vështirësitë financiare të klubit katalanas ishin arsyeja kryesore që marrëveshja nuk u realizua.

Sulmuesi i Athletic Bilbaos theksoi se vendimi për të qëndruar në klubin bask ishte tërësisht i tij dhe i familjes, duke sqaruar se agjenti Felix Tainta kishte gabuar në deklaratat e bëra së fundmi.

“Vëllai im ishte i qartë me atë që tha. Është e vështirë kur emri yt përfshihet në gjëra të tilla. Felixi ka gabuar me fjalët që ka thënë, gjërat nuk janë ashtu. Vendimin përfundimtar e marrim unë, vëllai im dhe familja”, deklaroi Williams pas fitores së Athletic Bilbaos ndaj Getafes, sipas “Diario SPORT”.

Më herët, Tainta kishte pretenduar se problemet financiare të Barcelonës dhe rregullat e “fair-play”-it financiar kishin ndikuar në dështimin e negociatave. Sipas agjentit, lojtari kishte nevojë për garanci se do të regjistrohej dhe do të mund të luante për skuadrën katalanase.

Por 23-vjeçari këmbëngul se dëshira e tij ishte të vazhdonte karrierën në “San Mames”, pavarësisht interesimit nga disa prej klubeve më të mëdha të Evropës.

“Synimi im është të jem këtu dhe kjo nuk duhet të vihet në dyshim. Barcelonës, Arsenalit, PSG-së dhe shumë klubeve të tjera u kam thënë jo, sepse dëshiroja të qëndroja këtu. Shpresoj që njerëzit ta kuptojnë”, u shpreh futbollisti.

Williams foli edhe për kritikat në rrjetet sociale, duke theksuar se komentet në internet nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht realitetin dhe marrëdhënien e tij me tifozët. Ai nënvizoi se dëshiron të jetë një shembull për fëmijët që e shohin si model dhe që ëndërrojnë të ndjekin gjurmët e tij në futboll.

Përkushtimin ndaj Athletic Bilbaos, sulmuesi e ka konfirmuar edhe përmes kontratës së re, e cila e mban të lidhur me klubin bask deri në qershor të vitit 2035.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news