Kronika 2026-10-17 10:22:00 Nga VNA

Ekskluzive/ Dëshmia e 15-vjeçarit: “Na mbajtën të shtrirë në dyshemenë e Ministrisë së Arsimit dhe na rrahën me shkopinj e shkelma”

Ndaje në Whatsapp

Ekskluzive/ Dëshmia e 15-vjeçarit: “Na mbajtën të

 Një dëshmi ekskluzive vjen në VNA, nga një prej fëmijëve  që u mbyll dhe u shtri brenda ambienteve të Ministrisë së Arsimit, video e cila u në virale në rrjet. 

A.P., një 15-vjeçar, nxënës i shkollës “Petro Nini Luarasi”, ka rrëfyer për VNA ngjarjen e së mërkurës, ku ai e gjeti veten të izoluar në një nga zyrat e katit të parë të ministrisë. Ai sqaron se nuk ishte pjesë e grupit të protestuesve që hynë brenda për të "pushtuar" institucionin e drejtuar nga ministrja Kumbaro, por u fut nga policia brenda ambienteve me dhunë.

"Na ulëritën të shtriheshim në tokë dhe na rrahën"
Sipas dëshmisë së 15-vjeçarit, ai bashkë me një grup prej rreth 20 personash – thuajse të gjithë nxënës shkolle, me përjashtim të 2-3 personave më të rritur – u futën me forcë nga policia në një dhomë në pjesën e pasme të ministrisë, ku qëndronin furgonat e policisë.
> "Dhoma ishte si sallë, në Ministrinë e Arsimit, nga pjesa e pasme, ku ishin furgonat e policisë. Ishim rreth 20 veta. Të gjithë ishim nxënës. Vetëm dy-tre ishin të mëdhenj. Një nga policët me xhupa të kuq na ulëriti të shtriheshim në tokë. Pastaj na rrahën me shkelma dhe shkop. Disa që rezistuan i gjakosën fare", — ka treguar A.P. për VNA.

Videoja në rrjetet sociale u xhirua nga një polic me maskë
Të riut i është dashur të qëndrojë i shtrirë në dysheme për rreth gjysmë ore deri në një orë, përpara se të transportoheshin me furgona drejt komisariatit.
Gjithashtu, 15-vjeçari ka zbuluar një detaj rreth videos që ka qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale, ku shihen të rinjtë e shtrirë në dysheme. Ai deklaroi se ajo video është xhiruar nga vetë forcat e rendit.
> "E bëri mbi kokën time. Ishte polic me maskë", — përfundon rrëfimin e tij nxënësi A.P.

Lexo gjithashtu

Video

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news