Kronika 2026-10-16 13:07:16 Nga VNA

Tensione në Korçë, policia shoqëron 13 protestues, të rinjtë sfidojnë ndërhyrjen e efektivëve dhe rikthehen në marshim

Ndaje në Whatsapp

Tensione në Korçë, policia shoqëron 13 protestues, të

Protestat e të rinjve janë shoqëruar me tensione edhe në Korçë, ku policia ka shoqëruar 13 persona pas përplasjeve të regjistruara gjatë tubimit të kësaj të premteje. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit për shpërndarjen e tyre, protestuesit janë rigrupuar dhe kanë vijuar marshimin në rrugët e qytetit.

Situata është tensionuar gjatë përballjes mes pjesëmarrësve në protestë dhe efektivëve të policisë, të cilët kanë ndërhyrë për të shpërndarë grumbullimin. Megjithatë, ndërhyrja nuk i ka dhënë fund tubimit, pasi të rinjtë janë rikthyer në rrugë për të vijuar protestën.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news