Kronika 2026-10-16 09:44:46 Nga VNA

SPAK merr nën hetim Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin, dyshime për korrupsion dhe pastrim parash

Ndaje në Whatsapp

SPAK merr nën hetim Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin,

Në praninë e avokatit të saj, ish-ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka i është komunikuar zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme se është person nën hetim për “akuzat e korrupsionit” dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Xhaçka u paraqit në ambientet e SPAK të mërkurën, vetëm pak minuta pasi ambientet e godinës së xhamtë i kishte lënë bashkëshorti i saj, ish-deputeti socialist Artan Gaçi, i cili po ashtu është nën hetim për të njëjtat akuza.

Hetimi ndaj çiftit Xhaçka-Gaçi është duke u kryer nga prokurorët e posaçëm Ols Dado dhe Altin Dumani dhe lidhet me të dhëna që kanë ardhur nga jashtë vendit përmes letërporosisë.

Nga hetimet e deritanishme janë gjetur të dhëna që e implikojnë ish-ministren e Jashtme në afera korruptive dhe transaksione përmes kompanive të të shoqit. Artan Gaçi, ish-ligjvënës i mazhorancës, ka statusin e investitorit strategjik dhe po ndërton një resort turistik mbi një pronë që rezulton se është përfituar përmes falsifikimit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news