Kronika 2026-10-15 15:41:30 Nga VNA

E paprecedentë/ Policia nuk ndërhyn kur shkatërrohen bizneset, por mbron selinë e PS-së me gurë ndaj gjimnazistëve

Ndaje në Whatsapp
E paprecedentë/ Policia nuk ndërhyn kur shkatërrohen bizneset,

Policia e Shtetit nuk ndërhyn për minuta të tëra, duke lejuar protestuesit të shkatërrojnë biznese private apo banka të nivelit të dytë. Por kur vjen puna te selia e Partisë Socialiste, efektivët nuk kursehen. Ata rrëmbejnë gurët dhe ua kthejnë gjimnazistëve, duke lënë për pasojë edhe të reja të lënduara.

Në të dy momentet, kur protestuesit kanë tentuar të afrohen te selia e PS-së, policia ndërhyri dhunshëm dhe i largoi të rinjtë. Prej 3 ditësh, Shqipëria është përfshirë në protesta masive dhe kërkohet me çdo kusht dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news