Kronika 2026-10-15 12:35:00 Nga VNA

Protestat në ditën e tretë/ Nga bojkoti i mësimit te përplasjet me policinë, çfarë ka ndodhur deri tani?

Ndaje në Whatsapp

Protestat në ditën e tretë/ Nga bojkoti i mësimit te

Protestat e studentëve dhe gjimnazistëve kanë vijuar këtë të enjte për të tretën ditë radhazi, me marshime, bojkot mësimi dhe përplasje me policinë në Tiranë. Tubimet janë shoqëruar me dëmtime të pronës publike, përdorim të gazit lotsjellës dhe ujëhedhësve, ndërsa seanca e parashikuar e Kuvendit është anuluar.

Lëvizjet e para nisën rreth orës 09:00, kur grupe nxënësish dhe studentësh dolën në rrugët e kryeqytetit. Që në orët e para të mëngjesit, gjimnazistët nisën bojkotin e mësimit dhe dolën në rrugët e Tiranës. Ndër të parët që u përfshinë ishin nxënësit e “Petro Nini Luarasit”, ku u raportuan tensione dhe shoqërimi i një personi nga policia. Deri rreth orës 09:30, bojkotit i ishin bashkuar edhe nxënës të gjimnazeve “Qemal Stafa”, “Partizani” dhe “Çajupi”, ndërsa studentët e Universitetit Politeknik nisën marshimin drejt Kuvendit.

Në Rrugën e Elbasanit u raportuan bllokime të qarkullimit, djegie koshash dhe dëmtime të sinjalistikës rrugore nga disa protestues.

Rreth orës 10:30, një pjesë e protestuesve mbërriti pranë Ministrisë së Arsimit, ku situata u përshkallëzua në përplasje. U raportuan hedhje gurësh ndaj efektivëve, ndërsa policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujëhedhës. Disa pjesëmarrës u shoqëruan. Raportimet nga terreni përshkruan edhe raste kur efektivë goditën dhe tërhoqën zvarrë protestues gjatë ndërhyrjes.

Më pas, grupe protestuesish u zhvendosën drejt Kuvendit dhe institucioneve të tjera në qendër. Rreth orës 11:47 u raportua hedhje gurësh drejt godinës së Parlamentit dhe ndërhyrje e policisë me gaz lotsjellës. Pak minuta më vonë, tensione u regjistruan pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku disa pjesëmarrës u ulën në rrugë duke penguar qarkullimin. Afër mesditës, Rruga e Elbasanit u bllokua sërish.

Protesta dhe bojkot mësimi janë raportuar edhe jashtë kryeqytetit, përfshirë Durrësin, Elbasanin dhe Korçën. Grupet e të rinjve kanë dalë në qendrat e qyteteve në mbështetje të mobilizimit studentor.

Në qendër të protestave janë pakënaqësitë për kostot e arsimit, kushtet universitare, mungesën e mbështetjes financiare dhe perspektivën e punësimit, krahas akuzave për korrupsion dhe kërkesave për dorëheqjen e qeverisë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news