Kronika 2026-10-14 17:24:00 Nga VNA

Sulmohet edhe Ministria e Ekonomisë, protestuesit tentojnë të hyjnë edhe në godinën e ish-hotel Dajtit

Ndaje në Whatsapp

Sulmohet edhe Ministria e Ekonomisë, protestuesit tentojnë të

Godina e Ministrisë së Financave është bërë një nga objektivat e protestuesve në Tiranë, pas disa orësh tubimi dhe përplasjesh në kryeqytet. Protestuesit kanë thyer xhamat e ndërtesës dhe kanë tentuar t’u vënë flakën disa pjesëve të saj, duke e përshkallëzuar më tej situatën pranë institucioneve qendrore.

Pas incidentit në ministri, një grup qytetarësh është drejtuar drejt godinës së dytë të Bankës së Shqipërisë, ish-hotel Dajti. Aty janë regjistruar përpjekje për të dëmtuar kamerat e sigurisë dhe për të thyer xhamat e derës kryesore, e cila është e vetmja pa grila mbrojtëse, sipas raportimeve nga vendngjarja.

Ndërkohë, tensionet janë përhapur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Në rrugë janë hedhur vazo me lule, ndërsa janë raportuar dëmtime të tabelave reklamuese, kamerave dhe semaforëve, si dhe vatra zjarri në disa pika të zonës.

Policia ka ndërhyrë pranë Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendshme, duke përdorur gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmat. Re të gazit kanë përfshirë disa segmente të bulevardit, ndërsa grupe protestuesish kanë vijuar lëvizjet dhe përplasjet në zona të ndryshme.

Protesta është zgjeruar përtej zonës ku nisi, duke u shoqëruar me dëmtime të pronës publike dhe private. Ndërsa protestuesit për momentin ndodhen para godinës së kryeministrisë.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news