Kronika 2026-10-14 09:35:00 Nga VNA

16 të arrestuar pas protestës së dhunshme, mes tyre Klevi Metaj që u përlesh me 6 policë/ Bilanci i 8 orëve të përplasjeve: 20 të plagosur, një i ri me këmbë të thyer dhe Tirana nën gaz lotsjellës

Ndaje në Whatsapp
16 të arrestuar pas protestës së dhunshme, mes tyre Klevi Metaj

Pas protestës së dhunshme të ditës së djeshme, policia e Tiranës ka arrestuar 16 persona, përfshirë dhe Klevi Metaj, i cili u shfaq duke u përleshur me 6 policë njëherazi. Ndaj protestuesve, kryesisht të rinj, rëndojnë akuzat e shkatërrimit të pronës, kundërshtimit të forcave të rendit, etj. Protesta nisi dje në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit dhe zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes. Mes protestuesve dhe policisë pati përplasje të forta. Protestuesit qëlluan me gurë në drejtim të policisë, ndërsa këta të fundit hodhën gaz lotsjellës dhe ushtruan dhunë ndaj të rinjve, duke iu shkaktuar dëmtime të rënda, siç ishte rasti i një të riu që i thyen këmbën. Në total, nga përplasjet janë 20 të plagosur me sende të forta. Gjatë 8 orëve të tubimit u shkatërruan semaforët dhe iu vu flaka koshave të mbeturinave dhe tabelave të reklamave.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news