Kronika 2026-10-14 07:08:35 Nga D.M

“Këmbën ma thyen policët”/ 19-vjeçari në spital, pezullohen katër efektivë dhe shefi i Rendit të Komisariatit Nr. 1

Ndaje në Whatsapp
“Këmbën ma thyen policët”/ 19-vjeçari në

 

Katër efektivë policie dhe shefi i Rendit të Komisariatit Nr. 1 janë pezulluar nga detyra pas ngjarjes së mbrëmshme, ku 19-vjeçari Ledion Balla nga Librazhdi përfundoi me këmbën e thyer gjatë protestës në Tiranë.

I riu ka deklaruar se nuk ishte protestues, por ndodhej pranë Ministrisë së Arsimit duke ndjekur ndeshjen. Sipas dëshmisë që u ka dhënë mjekëve, këmbën ia kanë thyer policët. Pamjet e tij teksa transportohej në krahë nga efektivët, pa barelë, shkaktuan reagime të forta.

Pas publikimit të videos, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë urdhëroi pezullimin e katër efektivëve dhe shefit të Rendit, nënkomisar F. K. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria kanë nisur hetimet, ndërsa Policia e Shtetit ka hapur edhe një hetim disiplinor.

Shefi i Urgjencës së Traumës, Agustin Suma, konfirmoi se 19-vjeçari ka pësuar frakturë të kërcirit të djathtë dhe është shtruar në ortopedi, në gjendje të stabilizuar. Ai bëri të ditur se shtatë efektivë të tjerë morën ndihmë mjekësore dhe u larguan nga spitali, ndërsa nuk pati viktima apo pacientë të intubuar.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news