Kronika 2026-10-13 15:01:24 Nga VNA

Protestuesit hyjnë brenda perimetrit të Ministrisë së Arsimit, policia hedh gaz lotsjellës

Ndaje në Whatsapp

Protestuesit hyjnë brenda perimetrit të Ministrisë së

Disa protestues kanë hyrë brenda perimetrit të Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ndërsa situata në protestën e studentëve është përshkallëzuar. Në përgjigje të tensioneve, policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Më herët, protestuesit goditën me vezë dhe gurë godinën e ministrisë, duke thyer disa xhama. Gjithashtu, një grup të rinjsh shkëputën me forcë kangjellat e vendosura përpara institucionit.

Forcat e rendit ndërhynë në përpjekje për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa përmes megafonit u bënë thirrje protestuesve të distancoheshin nga aktet e dhunës.

Protesta nisi me thirrje kundër qeverisë Rama dhe kërkesa për ndryshime në vend. Studentët kërkojnë një të ardhme më të mirë në Shqipëri, ndërsa mes mesazheve të tyre është edhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij.

Zhvillimet para Ministrisë së Arsimit vijojnë të shoqërohen me tensione, ndërsa policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës pas hyrjes së disa protestuesve brenda perimetrit të institucionit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news