Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Tiranë, në zonën e “Myslym Shyrit”, ku një automjet ka shpërthyer në rrethana ende të paqarta.
Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka qenë i fortë dhe është dëgjuar në zonën përreth, duke shkaktuar shqetësim te banorët.
Menjëherë pas ngjarjes, forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e shpërthimit.
Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit dhe nëse bëhet fjalë për një defekt teknik apo një ngjarje të qëllimshme.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas veprimeve të para hetimore.






















