Kronika 2026-10-13 13:53:00 Nga VNA

Vrasja e Ardian Nikulajt, Ruben Saraiva kërkon rrëzimin e burgimit të përjetshëm në Apel

Ndaje në Whatsapp

Vrasja e Ardian Nikulajt, Ruben Saraiva kërkon rrëzimin e burgimit

Në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm nisi procesi gjyqësor ndaj Ruben Saraivës, shtetas portugez, i cili akuzohet si ekzekutor i biznesmenit Ardian Nikulaj, brenda lokalit të tij në Shëngjin. Procesi po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, ndërsa janë të pranishëm në sallën e gjyqit edhe familjarë të Nikulajt. Saraiva është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Lezhës. Saraiva e kundërshton këtë vendim, ndaj e ka ankimuar në Apel. Gjatë seancës, i pandehuri nënshkroi deklaratë që nuk njeh gjuhën shqipe dhe do të bëhet përkthimi në anglisht nga përkthyesi.

Vrasja e biznesmenit ndodhi më 19 prill 2023 në lokalin e tij në Shëngjin, ku autori hyri i maskuar si postier dhe me kaskë motori në kokë, duke e qëlluar për vdekje.

Si organizator i krimit akuzohet Edmond Haxhia, i afërm i familjes Lekstakaj në hasmëri me Nikulajt, sagë nga e cila janë regjistruar disa viktima. Ndërsa rolin e vëzhguesit e kanë kryer 4 shtetas britanikë. Haxhia dhe britanikët po përballen me drejtësinë britanike për të penguar ekstradimin drejt Shqipërisë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news