Kronika 2026-10-15 14:29:50 Nga VNA

Policia reagon prapë, kërcënon prindërit: Do të mbani përgjegjësi për çfarë bëjnë fëmijët

Ndaje në Whatsapp

Policia reagon prapë, kërcënon prindërit: Do të mbani

Policia e Shtetit ka lëshuar një paralajmërim tjetër të fortë dhe të drejtpërdrejtë ndaj prindërve dhe kujdestarëve ligjorë, duke u kërkuar atyre të mbajnë përgjegjësi të plotë për praninë e fëmijëve të tyre në protestat e dhunshme të ditëve të fundit.

Përmes një deklarate zyrtare, autoritetet policore kanë vënë theksin te rritja e numrit të të miturve në vijën e parë të përplasjeve, ndërsa kanë njoftuar se do të ndërmarrin masa ligjore dhe dokumentim të çdo rasti ku fëmijët përdoren apo nxiten për akte të kundërligjshme.

Sipas Policisë së Shtetit, mbrojtja e fëmijëve nuk është vetëm detyrë e institucioneve, por rëndon drejtpërdrejt mbi prindërit:

"Nëse fëmija juaj mungon në shkollë, interesohuni ku ndodhet. Asnjë fëmijë nuk duhet të gjendet mes gurëve, mjeteve piroteknike dhe gazit lotsjellës", apelon policia, duke ua kaluar barrën e kontrollit familjeve.
Më tej, në deklaratë nënvizohet se përgjegjësia ligjore dhe morale u takon fillimisht prindërve:

"Siguria e fëmijëve është një përgjegjësi që nuk mund të negociohet dhe nuk mund të përdoret për asnjë qëllim. [...] Kjo përgjegjësi u takon, para së gjithash, prindërve dhe kujdestarëve ligjorë."
Përveç thirrjes ndaj prindërve, Policia e Shtetit ka lëshuar kërcënime të qarta për procedime ligjore ndaj çdo personi apo strukture që dyshohet se po përdor të miturit si "mburojë" njerëzore në përplasjet me forcat e rendit.

"Përdorimi i fëmijëve si mburojë për akte dhune nuk është ushtrim i së drejtës për protestë. Është një veprim i papranueshëm që cenon sigurinë dhe të drejtat e tyre. Çdo rast i dyshuar i nxitjes, organizimit apo shfrytëzimit të të miturve për veprime të kundërligjshme do të dokumentohet dhe do t'u referohet institucioneve kompetente, në përputhje me ligjin", paralajmëron policia.
Në përmbyllje të deklaratës, autoritetet kërkojnë që pjesëmarrësit në tubime të distancohen nga personat e maskuar dhe aktet e shkatërrimit të pronës publike e private, duke insistuar se "fëmijët nuk janë mburojë e askujt dhe nuk mund të kthehen në instrumente të përplasjeve".

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news