Sociale 16 October 2024, 11:42 Nga VNA

Emigrantët në Shëngjin/ Protestë, cënohen të drejtat e njeriut

Ndaje në Whatsapp
Emigrantët në Shëngjin/ Protestë, cënohen të

Në Shëngjin ka mbërritur kontingjenti i parë i emigrantëve në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë, e firmosur nga kryeministrat Edi Rama dhe Giorgia Meloni. Kjo marrëveshje ka nxitur reagime në vend, ku një grup qytetarësh janë mbledhur për të protestuar kundër pranimit të emigrantëve në Shqipëri.

Protestuesit, me pankarta në duar, deklaruan se marrëveshja cënon të drejtat e njeriut dhe përbën një praktikë jodemokratike. Ata theksuan se kjo iniciativë bie ndesh me ëndrrën europiane, ndërsa denoncuan faktin që Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos e shpallë marrëveshjen antikushtetuese.

“Që nga fillimi, kemi kërkuar që kjo marrëveshje të shpallet jo kushtetuese. Për fat të keq, Gjykata Kushtetuese nuk e pranoi këtë kërkesë. Në gjykimin tonë, marrëveshja shkel të drejtat e njeriut dhe mbështet praktikat autokratike të liderëve si Rama dhe Meloni,” deklaruan protestuesit.

Ata shtuan se do të vazhdojnë të ngrejnë zërin për të treguar se Perëndimi po mbështet regjime autokratike dhe se kriza e emigrantëve nuk mund të zgjidhet duke e kaluar përgjegjësinë te vende të tjera.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme