Sociale 14 October 2024, 17:19 Nga VNA

Familja në Shkodër merr peng 16 vjeçarin afgan, e mban për punonjës servisi

Ndaje në Whatsapp
Familja në Shkodër merr peng 16 vjeçarin afgan, e mban për

Një 16 vjeçar afgan, në kërkim të një jetë më të mirë, ka përfunduar i marrë peng nga një familje në Shkodër. Pas largimit nga vendlindja e tij, 16 vjeçari është ndalur tranzit në Shqipëri, konkretisht në Shkodër. Në kushtet e mbijetesës  ka kërkuar punësim të përkohshëm në një servis. Pas pak kohësh ka kërkuar largimin nga puna me synimin për t'u larguar edhe nga Shqipëria, por ka gjetur kundërshtimin e pronarëve. Edhe pse i vetëm, i mituri ka njoftuar familjen e tij dhe më pas, edhe policinë. Policia e Shkodrës ka ndërhyrë duke shpëtuar të miturin dhe kanë arrestuar njërin prej djemve të familjes Pashuku, Alehandron 18 vjeç që akuzohet për “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe kanë shpallur në kërkim djalin tjetër, Kristjan Pashukun për veprën penale “Trafikim i të miturve”. Policia e Shkodrëss njofton se janë proceduar penalisht edhe vëllai tjetër dhe kryefamiljari i familjes Pashuku. Gjatë kontrollit të ushtruar në servisin në pronësi të këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, një armë zjarri pistoletë imituese zhurme, një armë sportive pneumatike dhe municion luftarak.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme