Sociale 12 October 2024, 17:41 Nga VNA

Rruga Thumanë- Kashar, në 3 muaj kaluan 2.7 milionë makina

Ndaje në Whatsapp
Rruga Thumanë- Kashar, në 3 muaj kaluan 2.7 milionë makina

Në vetëm tre muaj nga hapja e aksit Thumanë - Kashar kanë kaluar 2.7 milionë makina. Ky bilanc është bërë sot me dije nga zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila tha se :"Nga data 28 qershor, që kjo rrugë u bë e disponueshme, deri në 30 shtator në aksin Thumanë-Kashar kanë kaluar 2 milionë e 700 mijë automjete, një shifër kjo rekord edhe për autostradat e tjera të rajonit dhe jo më për Shqipërinë se si mendohej dikur”. Vetëm një javë më parë pas dhjetëra protestave u arrit që  për mijëra biznese dhe për 85 mijë banorët e Bashkisë Krujë dhe Fushë Krujë të kenë akses pa pagesë në këtë aks. Rruga Thumanë – Kashar është ndërtuar tërësisht me fondet e kompanisë private Gener 2. Edhe pse i kanë dalë disa herë në krah protestës se banorëve, asnjë nga drejtuesit apo deputetët e PD nuk e përmendi emrin e kësaj kompanie me pronar Bashkim Ulaj. Pagesa për këtë rrugë do të jetë 270 lek të reja. Edhe pse pretendohet se është totalisht investim privat, kompania Gener 2 e Bashkim Ulajt, kompensohet nga shteti shqiptar nëse në rrugën Thumanë – Kashar nuk kalojnë 28 mijë mjete në ditë. Kompensimi kap shifrën e 8 milionë eurove.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme