Sociale 11 October 2024, 13:19 Nga VNA

"Je islamofob obsesiv" aktivistja debat me Buzhalën: Xhamia e Namazgjasë është "xhami politike"

Ndaje në Whatsapp
"Je islamofob obsesiv" aktivistja debat me Buzhalën: Xhamia e

Gazetari Berat Buzhala e cilëson xhaminë e Namazgjasë si një “xhami politike” pas inaugurimit të saj nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk Erdogan. Ai e shpreh shqetësimin se nuk kishte nevojë për një vizitë të presidentit turk në Shqipëri për këtë ngjarje, veçanërisht kur kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar mungonte në ceremoni.

Gjatë diskutimeve në emisionin “Opinion”, Buzhala u përball me aktivisten Edlira Durmishaj, e cila e akuzoi atë për “islamofobi obsesive”. Buzhala, në reagimin e tij, shprehu mendimin se burka duhet të ndalohet me ligj në Shqipëri.

Berat Buzhala: Sot e kësaj dite unë e mbështes faktin që femra shqiptare nuk duhet të jetë komplet e mbuluar.

Edlira Durmishaj: Ju jeni një islamofob obsesiv.

Blendi Fevziu: Edhe tani njësoj është nuk ka ndryshuar.

Berat Buzhala: As atëherë as tani. I mbroj ato qëndrime që duhet të ndalohet me ligj burka.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme