Sociale 11 October 2024, 11:10 Nga VNA

Marrëveshja me Italinë, Gjadri dhe Shëngjini gati për azilkërkuesit

Ndaje në Whatsapp
Marrëveshja me Italinë, Gjadri dhe Shëngjini gati për

Në Shëngjin kanë mbërritur forca policore italiane, mjekë dhe psikologë, që do të merren me trajtimin dhe menaxhimin e emigrantëve të mbërritur. Masat e sigurisë janë rritur për të parandaluar largimin e tyre nga kampi, i cili është i pajisur me kamera vëzhgimi dhe një gardh rrethues. Ambientet përfshijnë gjithashtu zyra për marrjen në pyetje të refugjatëve, ndërsa menaxhimi i kampit do të bëhet nga policia italiane.

Pas përfundimit të procedurave në Shëngjin, emigrantët do të transferohen në Gjadër. Në Gjadër është ngritur një qendër për ndalimin e azilkërkuesve me kapacitet prej 880 vendesh, një CPR me 144 vende dhe një burg me 20 vende. Këto qendra janë tashmë gati dhe kanë kaluar testimin e nevojshëm më 9 tetor.

Marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë përfshin koordinimin e këtyre kampeve për të përballuar fluksin e azilkërkuesve që vijnë përmes detit.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme