Sociale 10 October 2024, 21:00 Nga VNA

Inagurimi i xhamisë së Namazgjasë dhe mungesa e kreut të KMSH-sw, nënkryetari: Ka politika që komuniteti gjykon që të përfaqësohen në rang të dytë

Ndaje në Whatsapp
Inagurimi i xhamisë së Namazgjasë dhe mungesa e kreut të

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Taulant Bica në një intervistë për Top News shpjegoi arsyet përse nuk morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë në Tiranë.

Bica tha se morën ftesë, por Kryesia e KMSH-së vendosi që të përfaqësohej vetëm nga myftiu i Tiranës. Sipas tij, ka politika që komuniteti i gjykon që të përfaqësohen në rang të dytë apo të tretë.

“Ishte një finalizim dhe kurorëzim i ditës së sotme. Ftesa që komuniteti mysliman shqiptar të vinte duhej të ishte nga shteti shqiptar dhe ashtu ndodhi. Patjetër erdhi. KMSH u ftua nga pala e drejtuesve shqiptarë. Sipas vendimit që kryesia mori duke vlerësuar ftesën e cila erdhi është gjykuiar që të jetë prezent Myftiu i Tiranës, është më e natyrshme dhe më e pritura që përfaqësuesi numër 1 i një institucioni duhet të jetë prezent në inaugurime kaq të rëndësishme siç ishte kjo, por ka politika që komuniteti i gjykon që të përfaqësohen në rang të dytë apo të tretë” – u shpreh nënkryetari i KMSH, Taulant Bica.

Xhamia e Namazgjasë pas shumë përplasjeve në distancë mes erdoganistëve dhe gylenistëve në Shqipëri,u hap ditën e sotme në një ceremoni ku morën pjesë kryeministri Edi Rama, presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan. Xhamia do të menaxhohet nga myftiu i Tiranës, Gazment Teqja, i cili përfaqësoi në ceremoni KMSH-n.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme