Sociale 9 October 2024, 07:38 Nga VNA

Moti i paqëndrueshëm përfshin vendin të mërkurën, reshje të herëpashershme dhe stuhira

Ndaje në Whatsapp
Moti i paqëndrueshëm përfshin vendin të mërkurën,

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme të mërkurën, për shkak të masave ajrore të lagështa dhe të freskëta me origjinë veriperëndimore.

Në orët e para të ditës dhe deri në mesditë, pritet që moti të karakterizohet nga vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash. Në veri-perëndim dhe pjesërisht në qendër, reshjet do të jenë më të forta, me rrebeshe, stuhi dhe shkarkesa elektrike, madje edhe breshër në disa zona.

Pas mesditës, moti do të përmirësohet pjesërisht me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke sjellë reshje të përkohshme dhe me intensitet të ulët.

Sugjerohet që qytetarët të kenë kujdes, sidomos në zonat më të prekura nga reshjet intensive dhe stuhitë.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme