Sociale 7 October 2024, 11:03 Nga VNA

Banka e Shqipërisë paralajmëron tjetër rritje të kërkesave për kapital ndaj bankave

Ndaje në Whatsapp
Banka e Shqipërisë paralajmëron tjetër rritje të

Banka e Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar në nivelin 0.25% normën e shtesës kundërciklike të kapitalit për sektorin bankar. Megjithatë, në arsyetimin e vendimit të marrë këtë muaj nga Guvernatori, Gent Sejko, thuhet qartë që, nëse kreditimi do të vazhdojë të zgjerohet me ritmet e muajve të fundit, rritja e mëtejshme e kësaj norme në fund të vitit 2024 ka një probabilitet të lartë.

Në muajin qershor, Banka e Shqipërisë vendosi të aplikojë për herë të parë një shtesë kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar. Shtesa kundërciklike ka si qëllim ngadalësimin e ritmeve të kreditimit nga sektori bankar, në rastet kur rregullatori gjykon se huadhënia po rritet me ritme tepër të shpejta, duke krijiuar rreziqe të shtuara për stabilitetin e sektorit.

Edhe analizat e fundit kanë treguar një përshpejtim të ndjeshëm të ritmit rritës të portofolit të kredisë për pasuri të paluajtshme, si në terma vjetorë, ashtu edhe tremujorë. Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja vjetore e portofolit të kredisë për pasuri të paluajtshme arriti në 47.2% për tremujorin e dytë, nga 20.9% që është rritja mesatare historike (e llogaritur afërsisht për 20 vitet e fundit).

Rritja e kësaj kredie mbetet shumë më e shpejtë se rritja e tepricës së përgjithshme të kredisë bankare dhe se rritja nominale e PBB-së. Në të njëjtin kah, sipas Bankës së Shqipërisë, kanë qenë edhe zhvillimet në indeksin e çmimit të banesave, i cili ka përshpejtuar ritmin e rritjes për të katërtin tremujor në radhë, duke regjistruar vlera mbi mesataren historike. Edhe ecuria e raportit të indeksit të çmimit të banesave kundrejt atij të qirasë është rritur, me kontribut tërësor nga ecuria e çmimit të banesave.

Këta dy nëntregues, të cilët priren të përforcojnë ecurinë e njëri-tjetrit, po monitorohen me vëmendje nga Banka e Shqipërisë. Analiza e ecurisë së vlerave të këtyre dy nëntreguesve, së bashku me informacionin e tërthortë që përftohet nga vrojtimi i ngarkesës me borxh të familjeve,  shërbejnë për të identifikuar dhe parandaluar situatat në të cilat ecuria e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme shoqërohet me rritje të rrezieve sistemike.

Në fund të tremujorit të dytë të vitit 2024, vlera e indeksit të paralajmërimit të hershëm (ku përfshihen treguesit e mësipërm) mbetet mbi mesataren historike dhe ka qenë kryesisht mbi këtë kufi që prej fundit të vitit 2021. Ky zhvillim, sipas Bankës së Shqipërisë, sinjalizon një situatë në të cilën ritmi i kreditimit është mjaft i shpejtë dhe ku rreziqet eventuale nisin të akumulohen.

Në përfundim, të dhënat e monitoruara konfirmojnë vijimin e rritjes se shpejtë të kreditimit, e cila, mbështet një rritje të mëtejshme të shtesës kundërciklike. Megjithatë, duke konsideruar që një rritje u realizua në tremujorin e mëparshëm dhe për të siguruar një mbështetje më të mirë të vendimmarrjes mbi të dhëna sa më të qëndrueshme, Banka e Shqipërisë ka vendosur që norma e shtesës kundërciklike të kapitalit të konfirmohet edhe këtë tremujor në nivelin 0.25%.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë thekson që, nëse të dhënat e rritjes së shpejtë të kreditimit do të konfirmohen edhe në muajt e ardhshëm, rritja e mëtejshme e shteës kundërciklike në fund të vitit ka një probabilitet të lartë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit së sektorit bankar në mesin e këtij viti arriti në 19.3%, nga 19% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kërkesa minimale e këtij raporti lëviz në intervalin mes 15% dhe 21%, në varësi të detyrimeve rregullatore që kanë bankat individuale. Kërkesat e kapitalizimit janë më të larta për grupin e bankave me rëndësi sistemike./ Monitor

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme