Sociale 7 October 2024, 14:24 Nga VNA

Viti i ri akademik, 60% e kuotave të plotësuara, regjistrimi vijon edhe dy javët në vijim

Ndaje në Whatsapp
Viti i ri akademik, 60% e kuotave të plotësuara, regjistrimi vijon

Mbi 20 mijë studentë u ulën sot për herë të parë në auditorët e universitetit në vitin e ri akademik. Deri më tani, rreth 60% e kuotave janë realizuar në universitete. Teksa edhe pë dy javët në vijim do të vijojë procesi i regjistrimeve. Sipas të dhënave të Portalit të Aplikimit numri më i madh i vendeve të paplotësuara janë tek programet që lidhen me Shkenca Ekonomike, Juridike, Sociale dhe degët që lidhen me Mësuesinë. Ndërkohë që degët si Mjekësia, Informatika dhe Arkitektura janë plotësuar që në ditët e para. Më poshtë VNA ju sjell programet në universitete dhe kuotat e lira.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme