Sociale 11 October 2024, 19:10 Nga VNA

Hapet kampi i Gjadrit, nga sot do të presë emigrantë

Ndaje në Whatsapp
Hapet kampi i Gjadrit, nga sot do të presë emigrantë

Italia hap sot dy qendrat e ndërtuara në Shqipëri për të pranuar emigrantët, tha një zyrtar italian, pjesë e një marrëveshjeje midis dy vendeve që synon trajtimin e migracionit të parregullt në Bashkimin Evropian.

Marrëveshja synon të dekurajojë numrin në rritje të emigrantëve që vijnë nga Afrika, Lindja e Mesme dhe më gjerë në Itali.

“Nga sot të dy qendrat janë funksionale dhe gati për të mirëpritur të parat”, tha një zyrtar italian i cili foli në kushte anonimiteti në portin e Shëngjinit, citon Reuters.

Marrëveshja e vitit 2023 me Shqipërinë parashikon që emigrantët e parregullt që mbërrijnë në Itali do të dërgohen me anije në Shëngjin, ku do të identifikohen dhe do të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil.

Më pas ata do të udhëtojnë për një distancë të shkurtër në brendësi të tokës deri në qytetin e vogël të Gjadrit, ku do të akomodohen.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme