Sociale 14 October 2024, 14:18 Nga VNA

Italia nis transferimin e grupit të parë të emigrantëve drejt Shqipërisë

Ndaje në Whatsapp
Italia nis transferimin e grupit të parë të emigrantëve

Anija Libra e Marinës Italiane është nisur drejt Shqipërisë me grupin e parë të emigrantëve që do të strehohen në qendrat e ngritura posaçërisht për procedura të përshpejtuara kufitare. Ky hap vjen si pjesë e një marrëveshjeje të re mes Italisë dhe Shqipërisë, që synon të lehtësojë presionin mbi qendrat e mbingarkuara në Itali, veçanërisht në ishullin e Lampeduzës.

Në bord, personat që do të transferoheshin iu nënshtruan një kontrolli fillestar për të verifikuar nëse plotësonin kushtet e protokollit të përcaktuar nga Ministria e Brendshme italiane. Këta persona janë të gjithë meshkuj, me origjinë nga vende të sigurta dhe nuk konsiderohen të cenueshëm. Ndërkohë, grupet e ndjeshme si gratë, të miturit, personat që kanë përjetuar tortura dhe ata që kanë nevojë për kujdes mjekësor do të mbeten në Lampeduzë, ku do të përfshihen në qarkun e rregullt të pritjes, në pritje të shqyrtimit të kërkesave për azil nga komisionet territoriale.

Kjo nismë e Ministrisë së Brendshme italiane synon të përmirësojë menaxhimin e krizës së emigracionit dhe të ndihmojë vendet që ndodhen në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian të përballen më lehtë me flukset e larta të emigrantëve.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme