Sociale 15 October 2024, 18:32 Nga VNA

Sa do të përfitojë Shqipëria dhe ku do të shkojnë fondet e BE?

Ndaje në Whatsapp
Sa do të përfitojë Shqipëria dhe ku do të shkojnë

Bashkimi Europian ka aprovuar një fond prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Planit të Rritjes Ekonomike. Mes vendeve që përfitojnë është edhe Shqipëria, duke plotësuar kushtet.

Më 16 tetor pritet të bëhet edhe ndarja e këtij fondi, ku sipas përllogaritjeve të përafërta Shqipëria pritet të përfitojë në total 922 milionë euro, ndërsa si mjete “parafinancuese” 64.5 milionë. Më shumë fonde në rajon do të përfitojnë Bosnje-Hercegovina dhe Serbia.

Por, para se të bëhen këto pagesa, vendet përfituese duhet t’i nënshkruajnë marrëveshjet dhe t’i ratifikojnë ato në parlamentet e tyre kombëtare, sepse dy miliardë euro do të jenë para pa kthim, ndërsa të tjerat do të jenë kredi të favorshme, të cilat duhet të kthehen.

Me këtë paketë, Bashkimi Europian synon të ndihmojë rritjen ekonomike në vendet e rajonit dhe, në këtë mënyrë, ta përshpejtojë procesin e integrimit të tyre europian.

Por janë disa detyra shtëpie që qeveria dhe biznesi duhet të realizojnë, si formalizimi i ekonomisë; lufta kundër korrupsionit; harmonizimi i kuadrit ligjor; zbatueshmëria e ligjit dhe riorganizimi i biznesit.

Por çelja e negociatave dhe rrugëtimi i Shqipërisë në realizimin e reformave do të ndihmohet me fonde nga Bashkimi Europian.

Sektorët që pritet të përfitojnë më shumë financime, për t'u rritur zhvilluar janë bujqësia, turizmi dhe tregtia.

Por si paraqiten marrëdhëniet ekonomike të Shqipërisë me Bashkimin Europian?

Vendi ynë realizon pjesën më të madhe të tregtisë dhe vendet europiane, pjesë e unionit, më saktësisht 57.8% të totalit të shkëmbimeve tregtare.

71% e eksporteve tona janë drejt tregjeve europiane, ndërsa ne importojmë nga Bashkimi Europian 51.4% të mallrave dhe produkteve që konsumojmë në vend. /SCAN.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme