Sociale 15 October 2024, 07:51 Nga VNA

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare: Rritja e kredisë për shtëpi “mban gjallë” tregun e sigurimit të jetës

Ndaje në Whatsapp
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare: Rritja e kredisë për

Zgjerimi i vazhdueshëm i kredisë për blerjen e banesave po shtyn në rritje tregun e sigurimit të jetës edhe gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për 8- mujorin 2024, kompanitë e sigurimit të jetës lidhën pothuajse 75 mijë kontrata të sigurimit të jetës së debitorit. Numri i kontratave të sigurimit për këtë produkt është rritur me 13.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për tetë muajt e vitit 2024, primet e shkruara bruto nga kontratat e sigurimit të jetës së debitorit arritën në 1.04 miliardë lekë ose më shumë se 10 milionë euro. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, primet e shkruara bruto janë rritur me 21.5%. Sigurimi i jetës së debitorit është në fakt kolona kryesore ku mbahet tregu i sigurimit të jetës në Shqipëri. Aktualisht, ai siguron rreth 77% të numrit të përgjithshëm të kontratave dhe afërsisht 79% të volumit total të primeve të shkruara bruto.

Produkti i jetës së debitorit është i lidhur pothuajse tërësisht me ecurinë e kredisë bankare. Shumica e bankave kërkojnë sigurim jete për kontratat e kredisë bankare afatgjata dhe në shuma të mëdha. Zakonisht, këto kontrata sigurimi kërkohen në kreditë me qëllim blerjen e pasurive të paluajtshme. Megjithatë, ka disa banka apo institucione financiare që mund të kërkojnë sigurim jete edhe për kreditë konsumatore. Sigurimi i jetës rinovohet çdo vit, për të gjithë kohëzgjatjen e kredisë.

Në këtë mënyrë, rritja e kontratave të sigurimit të jetës së debitorit është në mënyrë të tërthortë edhe i financimeve të bankave për kredi hipotekare dhe i nivelit të kërkesës në tregun e pasurive të paluajtshme. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, portofoli i kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme nga individët në fund të muajit korrik arriti në 199.6 miliardë lekë, ose afërsisht dy miliardë euro. Në një vit, ky portofol është rritur me 13.5%. Kredia për banesa po shfaq ende një ecuri pozitive, pavarësisht rritjes së normave të interesit prej vitit të kaluar.

Për 8-mujorin 2024, tregu i sigurimit të jetës arriti një volum të primeve të shkruara bruto prej 1.33 miliardë lekësh, në rritje me 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja e tregut të jetës është pak më e më e lartë se rritja e sigurimeve të jo-jetës, që për të njëjtën periudhë shënoi një rritje me rreth 6.5%. Rritja e tregut të sigurimit të jetës ka ardhur pothuajse e gjitha nga produkti i sigurimit të jetës së debitorit, ndërsa produktet e tjera paraqiten në rënie./ Monitor

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme