Kronika 23 August 2024, 09:24 Nga VNA

Ekstradohet nga Spanja, Ismail Zeneli. Pjesë e grupit të Ervin Matës dhe Erzen Breçanit

Ndaje në Whatsapp
Ekstradohet nga Spanja, Ismail Zeneli. Pjesë e grupit të Ervin

Ekstradohet nga Spanja drejt vendit tonë Izmail Zeneli.

50-vjeçari akuzohet nga SPAK se planifikonte të vriste vëllezërit Edmond dhe Albert Nela, si dhe për 2 raste të trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Ai u arrestua në dhjetor 2023 nga autoritetet spanjolle, ndërsa ishte një nga të shpallurit në kërkim nga SPAK, si pjesë e grupit të  Ervin Matës dhe Erzen Brecani, ku kishte rolin e porositësit dhe financuesit për lëndët narkotike që porosisnin nga Amerika Latine.

Zeneli kishte pasur dhe përkrahjen për të marrë hakun për vrasjen e vëllait, ngjarje e ndodhur në vitin 2013.

Zeneli ishte në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme