Kronika 19 July 2026, 10:53 Nga VNA

EKSKLUZIVE/ Kanabisi mjekësor dhe fajdet, dy pistat e reja që po heton Policia për vrasjen e Edmond Sulës

Ndaje në Whatsapp
EKSKLUZIVE/ Kanabisi mjekësor dhe fajdet, dy pistat e reja që po heton

Hetimet për vrasjen e Edmond alias Ali Sulës janë shtrirë edhe në Maqedoninë e Veriut, pasi rezulton se viktima ishte aksioner në një kompani, e cila ishte pajisur me licencë për kultivimin e kanabisit mjekësor.

“Është një pistë e re e hetimit. Jemi duke e vlerësuar dhe do të bashkëpunojmë me autoritetet e Maqedonisë së Veriut”, tha një burim nga Policia e Shtetit.

Një tjetër pistë hetimi është edhe një ekzekutim që lidhet me dhënien e fajdeve, ku Edmond Sula dyshohet se kishte përfshirë edhe kunatin e tij. Viktima dyshohet se jepte shuma të mëdha fajde, kryesisht në zonën e Niklës dhe zonat periferike të Tiranës, dhe në rastet kur paratë nuk i ktheheshin me interesin e dhënë, ai dyshohet se kërcënonte huamarrësit me marrjen e pronave.

Gjithashtu, është duke u hetuar edhe një lidhje e mundshme e tij me një nga grupimet më të rrezikshme kriminale, për shkak se shoqërohej me anëtarët e grupit.

Edmond alias Ali Sula u qëllua për vdekje në derën e shtëpisë së tij në Bërxullë. Zona ku ndodhi krimi është e pambuluar me kamera, çka ka sjellë vështirësi për hetuesit në ndjekjen e lëvizjeve të autorit apo autorëve të dyshuar.

Video

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme