Kronika 18 July 2026, 14:25 Nga VNA

Vjedhja e 69 mln lekëve te Posta në Durrës/ Drejtoresha pranon se frekuentonte kazino: Jam qytetare e lirë

Ndaje në Whatsapp

fdvfvd.jpg

Kanë dalë në dritë detaje të reja nga hetimet për skandalin e dyshuar financiar në filialin e Postës Shqiptare në Durrës, ku tre zyrtare janë vënë në pranga nën dyshimet se kanë përvetësuar rreth 69 milionë lekë të rinj, fond i destinuar për pensionet dhe ndihmën ekonomike.

Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, prokuroria paraqiti elementë të rinj të dosjes hetimore, duke përmendur edhe frekuentimin e ambienteve të lojërave të fatit nga drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj.

Përpara gjykatës, Mataj nuk e mohoi këtë fakt, por theksoi se nuk kishte shkelur asnjë rregull ligjor apo detyrim kontraktor. Sipas saj, frekuentimi i kazinove nuk përbënte ndonjë shkelje.

"Jam një qytetare e lirë. Më tregoni se në cilën kontratë thuhet se nuk mund të shkoj në lokale, bare apo kazino", citohet të ketë deklaruar ajo gjatë seancës.

Drejtoresha e arrestuar hodhi poshtë edhe pretendimet se kishte tentuar t'i shmangej drejtësisë, duke sqaruar se udhëtimin jashtë vendit e kishte planifikuar më 10 korrik, ndërsa më 13 dhe 14 korrik kishte qenë në vendin e punës.

E pyetur nga trupi gjykues se ku kanë përfunduar fondet që dyshohet se janë përvetësuar, Mataj u përgjigj se nuk kishte dijeni.

Më tej Gjykata vendosi “arrest në burg” për ish-drejtoreshën e filialit, Elisabeta Mataj, ndërsa caktoi masën “arrest në shtëpi” për ish-shefen e financës, Valbona Duni, dhe ish-arkëtaren Paola Dana.

Tre zyrtaret akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të përcaktuar mekanizmin e dyshuar të abuzimit, përgjegjësinë e secilës prej të arrestuarave, si dhe destinacionin e rreth 69 milionë lekëve, të cilat ishin planifikuar për t'u shpërndarë qytetarëve në formën e pensioneve dhe përfitimeve sociale.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme