Kronika 24 July 2025, 17:26 Nga VNA

E mbyti me tel dhe inskenoi aksident! Vajza vret babanë, nëna ndihmon në fshehjen e krimit

Ndaje në Whatsapp
E mbyti me tel dhe inskenoi aksident! Vajza vret babanë, nëna ndihmon

Një ngjarje tronditëse është zbardhur nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, ku është vënë në pranga 26-vjeçarja Emanilda Rama, e cila akuzohet për vrasjen e babait të saj, Anesti Rama.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 23 korrikut 2025, në fshatin Frashër, ku Emanilda ka kallëzuar në polici se i ati, 56-vjeçari Anesti Rama, kishte humbur jetën aksidentalisht në banesë. Denoncimi u bë rreth orës 23:00, por hetuesit ngritën menjëherë dyshime mbi versionin e dhënë.

Pas veprimeve të para hetimore dhe analizës së deklarimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, u arrit të provohet se bëhej fjalë për një vrasje të qëllimshme.

Sipas Policisë, Emanilda Rama ka mbytur të atin me një tel, për motive ende në hetim. Pas aktit, ajo dyshohet se ka bashkëpunuar me nënën e saj, Valbona Rama, 53 vjeçe, për të pastruar trupin dhe për të inskenuar ngjarjen si një vdekje aksidentale.

Valbona Rama është aktualisht e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po zhvillohen hetime të thelluara për të përcaktuar shkallën e përgjegjësisë së saj në këtë rast.

Operacioni policor, i koduar “Inskenimi”, u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, të cilët në bashkëpunim me Prokurorinë dokumentuan me prova rrethanat reale të ngjarjes dhe autorësinë e krimit.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme