Kronika 24 July 2025, 10:47 Nga VNA

Afera 5D, financierja e kompanisë “Igor Elektrik”: Mariglen Qato vinte në zyrat e kompanisë

Ndaje në Whatsapp
Afera 5D, financierja e kompanisë “Igor Elektrik”: Mariglen

Në Gjykatën e Posaçme, në procesin e njohur si afera 5D, u dëgjuan dëshmitë e radhës.

Në këtë proces janë të pandehur ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tusha, si dhe Albano Janku, Enton Punavija, Julian Zanaj, Nestor Muhametllari, biznesmen. Qato e Molla akuzohen se kontrollonin në mënyrë të tërthortë kompaninë 5D dhe merrnin tendera nga Bashkia e Tiranës ku ishin drejtorë kryesorë.

Para gjykatës dëshmoi financierja Pranvera Shahinasi.

Dëshmia

Kam punuar në 2016-2019 si ekonomiste në shoqërinë “Igor Elektrik”.

Detyrat na i caktonte administratori Eduart Meta. Ai u zëvendësua me Nestor Muhametllari. Kam aplikuar në faqet e punësimit.

Nestorin e pata parë edhe më herët në shoqëri. Kur vinte, ai takonte administratorin Meta.

Ne merreshim kryesisht me punime elektrike.

Në shoqëri mbanim mandat pagesa, të cilët i firmoste edhe administratori.

Mariglen Qaton e njoh. Ka qenë person që ka ardhur në zyrat e shoqërisë. E kam parë më shumë se një herë. Kur vinte, takonte administratorin.

Nuk mund ta them nëse Mariglen Qato ishte ortak i shoqërisë. Në QKB ortak ishte Eduardi.

E-mailin e shoqërisë e ka përdorur më herët edhe bashkëshortja e Eduardit, pasi ishte ekonomiste.

Kur më kanë dhënë urdhra për të dërguar maile, e kam bërë. Edhe mundet t’i kem dërguar mail Mariglen Qatos.

Kur më thoshte administratori “këtë informacion do ja dërgosh filan personi”, e dërgoja.

Prokurori e njohu dëshmitaren me një akt shkresor, email që i kishte dërguar Mariglen Qatos. Ishte një listë përmbledhëse, informacion financiar i shoqërisë.

(Vijon)

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme