Kronika 24 July 2025, 15:29 Nga VNA

Dosja Veliaj, një e penduar drejtësie rrëfen korrupsionin e kryebashkiakut dhe gruas së tij. Kush është gruaja që u thye nga SPAK dhe zbërtheu skemën?

Ndaje në Whatsapp
Dosja Veliaj, një e penduar drejtësie rrëfen korrupsionin e

SPAK i ka dhënë statusin e bashkëpunëtores së drejtësisë njërës prej personave më të besuar të Ajola Xoxës, e cila ka rrëfyer me detaje skemën e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Bëhet fjalë për trurin financiar të kompanive të Xoxës, e cila është një prej 30 të pandehurve, mes tyre edhe Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa.

Ajo ka dëshmuar për SPAK detaje që ka mësuar për shkak të punës, duke vënë në dispozicion çdo të dhënë, bilanc apo faturë. Në total, SPAK ka marrë 97 dëshmi dhe ka ngritur akuza ndaj 30 personave, shoqërive tregtare dhe OJF-ve.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i mohon akuzat, por do të duhet të përballet në Gjykatën e Posaçme me një të penduar drejtësie që ka rrëfyer kundër tij dhe Ajola Xoxës.

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme