Kronika 24 July 2025, 16:47 Nga VNA

Gjykata e Lartë lë në qeli Florenc Çapjan, rrëzohet kërkesa për liri

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Lartë lë në qeli Florenc Çapjan, rrëzohet

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Florenc Çapja, duke i lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, të vendosur më herët nga shkallët më të ulëta të gjyqësorit.

Florenc Çapja, i cili u ekstradua nga Dubai disa muaj më parë, kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, por trupi gjykues nuk pranoi kërkesën, duke e mbajtur në qeli. Ai akuzohet për “sigurimin e kushteve për të kryer vrasje”, konkretisht për atentatin ndaj Sokol Sanxhaktarit.

Emri i Çapjas është përmendur në deklaratat e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, një nga figurat kyçe në zbardhjen e disa ngjarjeve të rënda kriminale në vend. Deklarimet e Dumanit kanë qenë thelbësore në ndërtimin e dosjes hetimore ndaj Çapjas dhe të tjerëve të përfshirë në dosjen e njohur të “grupeve kriminale”.

Florenc Çapja, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, ka qenë më parë i përfshirë në hetime të tjera dhe është lidhur me disa ngjarje të bujshme në Elbasan. Ekstradimi i tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe u konsiderua një zhvillim i rëndësishëm për hetimet që po kryen Prokuroria e Posaçme (SPAK) kundër krimit të organizuar.

Për momentin, Çapja do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, ndërsa hetimet e thelluara ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të dyshuar pritet të zgjerojnë më tej tablonë e përfshirjes në ngjarje kriminale.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme