Politika 12 February 2025, 11:04 Nga VNA

“Dumani të gjej si përfundoi vendimi i “Toyota Auris” tek Berisha”, Rama lexon mesazhin e “qytetarit dixhital”: Dy kamikazë të PD në GJKKO…

Ndaje në Whatsapp
“Dumani të gjej si përfundoi vendimi i “Toyota

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS ka lexuar një mesazh i ardhur në telefonin e tij ku thuhej se ka dy kamikaz të PD në GJKKO që punëojnë kudër PS.

Duke e konsideruar që është mesazh i “qytetarit dixhital”, Rama i kërkoi publikisht kreut të SPAK Altin Dumani që të gjej gjurmët e vendimit të “Toyota Auris” se si ka përunduar në duart e Berishës kur ishte i ndalur për publikun.

“Bëhet fjalë për dy kamikazë të PD në GJKKO që nuk e kanë problem ta shprehin në mjedisin tonë kënaqësinë e të marit në dorë të këtij dhe të atij, duke thënë që ne do t’i shkrijmë. Tani këtu, sështë qytetar dixhital, këto janë lehtësisht të provueshme. Altin Dumani të kërkojë gjurmët e vendimit të “Toyota Auris” dhe t’ia thotë publikut si kanë përfunduar në monologjet e bufit të kënetës (Berishës) meqë qenka një vendim i ndaluar për publikim dhe dihet kush e ka marr”.

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme