Politika 12 February 2025, 09:09 Nga VNA

Elisa Spiropali del në krah të Veliajt dhe jep leksione për drejtësi nga Vlora

Ndaje në Whatsapp
Elisa Spiropali del në krah të Veliajt dhe jep leksione për

Nga Vlora, ministrja Elisa Spiropali i ka dalë në krah Erion Velisë dhe theksoi nevojën për një proces të drejtë ligjor, duke garantuar mbrojtjen e të drejtave kushtetuese dhe njerëzore.

“Askush nuk është mbi ligjin, por as nën ligjin. Duhet të garantohet një proces i drejtë, të mbrohen të drejtat themelore të qytetarëve dhe të respektohen standardet demokratike,” u shpreh ajo.

Në një sulm të koordinuar me Edi Ramën ndaj SPAK, Spiropali i kujtoi shqiptarëve standartet europiane të të drejtave të njeriut duke thënë se Europa nuk niset nga shkatërrimi i të drejtave kushtetuese dhe njerëzore, por niset nga garantimi i këtyre të drejtave duke garantuar në fund drejtësi.

Dhe të mendosh që këtë leksion drejtësi dhe të drejtash për njeriun i jep nga Vlora Elisa Spiropli…

 

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme