Politika 11 February 2025, 20:34 Nga VNA

Ristani, krahu i djathtë i Veliajt në projektet e "5 Majit" me Stefano Boerin

Ndaje në Whatsapp
Ristani, krahu i djathtë i Veliajt në projektet e "5 Majit"

Në prani të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Këshillit Bashkiak, firma e kryebashkiakut Erion Veliaj i është deleguar nënkryetares Anuela Ristani pasditen e sotme. Nënkryetare Anuela Ristani, si Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës dhe bashkëpunëtore e ngushtë e Kryetarit Erion Veliaj, ka qenë një mbështetëse e vazhdueshme e vizionit dhe projekteve të tij për qytetin. Në intervista mediatike Ristani ka vlerësuar ndryshimet pozitive në Tiranë janë rezultat i një skuadre të përkushtuar njerëzish me pasion dhe ide për të mirën e qytetit, duke përfshirë edhe kryetarin Veliaj. Projekte Gjithashtu, në një postim në Facebook, Kryetari Veliaj ndau një aktivitet ku Ristani dhe arkitekti Stefano Boeri inspektuan kantierin e lagjes së re "5 Maji", një projekt i rëndësishëm për qytetin. Këto shembuj tregojnë angazhimin e Ristanit në mbështetjen dhe promovimin e projekteve të Bashkisë së Tiranës nën drejtimin e Veliajt.

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme