Politika 12 February 2025, 10:38 Nga VNA

Bushka flet për vendosjen nën hetim nga SPAK: Kushërirën time e kam takuar për ta këshilluar të thotë të vërtetën

Ndaje në Whatsapp
Bushka flet për vendosjen nën hetim nga SPAK: Kushërirën

Deputetja Klotilda Bushka e cila është marrë nën hetim nga SPAK për pengim të hetimeve ndaj Veliajt, ka folur sot në mbledhjen e grupit të PS për lidhjen e kompanisë së bashkëshortit të saj me OJF e drejtuar nga Ajola Xoxa.

“Dua të sqaroj disa çështje. Së pari sa i përket lidhjes sime apo bashkëshortit me një projekt, bashkëshorti im ka një biznes që prej 2006 dhe i ka faturuar një OJF “Byla” një kosto 16 euro në muaj, faturimi total 112 mijë lekë për shërbime të kryera realisht prej disa vitesh. Kolegë a kaq vlen dinjiteti dhe emri im, si balancohet kjo. Si t’ja shpjegon fëmijëve të mi dhe shokëve të tyre që jam e pafajshme. Prezumimi i pafajësisë nuk është vetëm fusnotë” – tha Bushka.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve konfirmoi edhe njëherë se Veliajn dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa i ka miqtë vjetër. Ajo më tej tha se Ina Goxhaj është kushërira e saj dhe se e ka takuar për ta këshilluar të thotë të vërtetën dhe jo për ta penguar të mos thotë gjë.

“Sa i përket pretendimit për pengesë të së vërtetës. Po e kam takuar vajzën në fjalë si person që kam punuar më parë dhe kam lidhje gjaku. Ina Goxhaj është kushërira ime. E kam qetësuar duke e këshilluar të thotë të vërtetën dhe i kam sugjeruar si juriste një kushërire të drejtat e saj. Vetëm kaq, nuk e kam penguar të thotë asgjë, as kam tentuar të fsheh ndonjë të vërtetë sepse jam e para e interesuar që e vërteta të dalë. E kam kritikuar kushërirën time për faktin se adresa e organizatës ku ajo ishte drejtoreshë nuk ishte ndryshuar nga viti 2017 edhe pse ia kisha kërkuar disa herë këtë gjë. Nuk di të shpjegoj çfarë ka ndodhur në prokurori apo çfarë trysnie ka ndjerë kushërira ime, që në bisedat tona private ajo i ka sjellë me kontekst tjetër. Kjo është e vërteta ime, por për këtë nuk jam thirrur kurrë.

E kam kritikuar, në fakt, kushërirën time për faktin se adresa e organizatës ku ajo kishte qenë drejtoreshë ekzekutive nuk kishte ndryshuar që nga viti 2017, edhe pse e kisha kërkuar disa herë këtë gjë. Nuk di të shpjegoj çfarë mund të ketë ndodhur në Prokurori dhe çfarë presioni mund të ketë ndjerë kushërira ime, që deklaratat tona private ajo i ka sjellë e përcjellë në një kontekst tjetër", tha Bushka.

 

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme