Kronika 28 May 2026, 21:59 Nga VNA

Dosja "Veliaj 2"/ SPAK nuk i ndahet kryebashkiakut, Klodiana Lala: Po hetohet vëllai Arbër, bashkëshortja...

Ndaje në Whatsapp
Dosja "Veliaj 2"/ SPAK nuk i ndahet kryebashkiakut, Klodiana Lala: Po

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për hetimet që po zhvillon SPAK në kuadër të dosjes së njohur si “Veliaj 2”.

Sipas Lalës, hetimet po fokusohen te aktiviteti i kryebashkiakut të Tiranës në Bashkinë e Tiranës, si dhe te persona të lidhur me të, përfshirë vëllain e tij, Arbër Veliaj, kompaninë Gogel, bashkëshorten e tij dhe individë të tjerë.

Gazetarja sqaroi se aktualisht nuk ka ende një konkluzion përfundimtar lidhur me këtë dosje, ndërsa hetimet vijojnë në disa drejtime.

“Kompania Gogel e Arbër Veliajt mendohet se mund të ketë përfituar për shkak të pozitës së Veliajt si kryetar bashkie. Po shihet nëse ka pasur klientë që më pas kanë pasur interesa dhe lidhje me Bashkinë e Tiranës”, u shpreh Lala.

Ajo shtoi se një tjetër drejtim i hetimit lidhet me marrëdhëniet mes kompanisë së Arbër Veliajt dhe kompanive të Ajola Xoxës.

“Pika e dytë që po shihet është marrëdhënia mes kompanisë së Arbër Veliaj dhe kompanive të Ajola Xoxës, nëse kanë pasur kontraktime dhe cila ka qenë marrëdhënia juridike. Këto janë shtyllat kryesore të hetimit”, tha gazetarja.

Sipas Lalës, në kuadër të hetimeve janë marrë në pyetje një sërë personash, përfshirë zyrtarë, ekonomistë, biznesmenë dhe financierë, ndërsa janë shqyrtuar gjithashtu kontrata dhe pajisje celulare.

"Janë pyetur një sërë zyrtarësh, Klotilda Bushka, ekonomistë, biznesmenë, financierë. Janë këqyrur disa kontrata dhe celularë. Për momentin nuk ka një konkluzion sa i përket hetimeve. Po shihet marrëdhënia mes pozicionit të Veliajt dhe përfitimeve që mund të ketë pasur kompania e të vëllait”, deklaroi Lala.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme