Politika 6 October 2024, 19:12 Nga VNA

Do futet në politikë? Argita Malltezi: Dëmi më i madh që një njeri mund të bëjë është të mos angazhohet

Ndaje në Whatsapp
Do futet në politikë? Argita Malltezi: Dëmi më i madh

Argita Malltezi, vajza e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte këtë të diel e ftuar në “Interview” në Euronews Albania ku u pyet nëse e mendon të futet në politikë, ajo tha se nuk e kishte menduar ndonjëherë për të hyrë në politik.

Ajo tha se në këtë moment kjo gjë nuk ka ndryshuar, por sipas saj dëmi më i madh që një njeri mund të bëjë është të mos angazhohet në jetën politike.

“Për shumë arsye nuk është se e kisha menduar ndonjëherë. E kisha vlerësuar, e kisha peshuar, por nuk kisha vendosur kurrë për të hyrë në politikë. Dhe nuk ka ndryshuar kjo rrethanë edhe tani. Ka qenë një gjë që në fakt më ka bindur edhe para se të ndodhte kjo çështje. Unë kam qenë njeri që gjithmonë e kam thënë atë që mendoja, nuk kam qenë njëri i pa zë.

Ajo që jam e bindur sot, është që dëmi më i madh që mund të bëjë njeriu për të ardhmen e fëmijëve, është të mos angazhohet në jetën publike. Të mos thotë që diçka është gabim, kur e mendon se është gabim. Në këtë sens unë nuk e përjashtoj angazhimin tim publik, por realisht nuk është se kam planifikuar diçka për angazhimin tim publik” -tha Argita Malltezi.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme