Kronika 9 September 2026, 11:22 Nga VNA

Dhuna ndaj Eduart Kuçit, Gjykata e Tranës: Arrest shtëpie për këngëtarin Jozi

Ndaje në Whatsapp

Jozii.png

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Jozefin Markun, këngëtar ish-banor i BBV. E njëjta masë u dha edhe për mikun e tij Kristjan Nikolli.

Ndaj tyre rëndon akuza e heqjes së paligjshme të lirisë.

Arrestimi i Jozit dhe mikut të tij u bë pas publikimit në rrjete sociale të disa pamjeve filmike të publikuara ne rrjetet sociale ku ish-banori i BBV shfaqet bashkë me disa shtetas të tjerë duke dhunuar me grushta shtetasin kosovar Eduard Kuçi.

Në në kërkim për këtë ngjarje janë shpallur ⁠Kevin Vuthaj dhe Anton Huli. Policia sekuestroi edhe një automjet të të markës “Land Rover” me targa AB 458 ZH, i cili është përdorur në ngjarje.

Marku dhe miqtë e tij i bënë shenjë me tabelë policie Kuçit qëky i fundit të ndalonte dhe më pas e dhunuan.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme