Politika 4 June 2026, 10:52 Nga VNA

Demokratët në Kuvend: Kemi 14 vjet që dhunohemi ne në protesta, nuk keni folur....

Ndaje në Whatsapp

710782138_1455800743252227_3970020640427321400_n.jpg

Demokratët në seancën e sotme plenare, folën për një sërë aspektesh, por nuk injoruan dot protestën e 4-t të qytetarëve.

Por disa prej tyre dhanë nota relativizimi të ngjarjeve, duke thënë se edhe demorkatët janë dhunuar ndër vite, por nuk e ka vënë njeri ujin në  zjarr.

Jorida Tabaku: Me këtë dhunë protestuesit demokratë janë mësuar, nuk është asgjë e re. Dje thjesht ju çorr maska kësaj qeverie përballë protestuesve me dhe pa parti.

Klevis Balliu: Kemi 14 vjet ne që dhunohemi, nga këmbalja e Sajmir Tahirit, deri tek ky llampadari që keni tani. Nuk keni folë ju. Flisni tani, për këta qorrat politikë që i keni krijuar vetë. Prapë dhunë e ujë dje edhe protestuesve paqësorë. Keni çuar ca partiçka që i keni formuar vetë, që të duken të gjithë një llojë. 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme