Politika 3 June 2026, 18:27 Nga VNA

Rama prezanton projektet e investitorëve nga Katari në prag të protestës së katërt

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-03 at 6.25.08 PM.jpeg

Në prag të protestës së katërt kundër projektit në Nartë dhe Zvërnec, Edi Rama ka publikuar dy projekte të realizuara nga investitorët nga Katari, duke i paraqitur si shembuj të zhvillimit në harmoni me natyrën. Kryeministri mbrojti publikisht vëllezërit Al-Khayyat, duke i cilësuar blerës legjitimë të truallit privat në Zvërnec dhe pjesë të një prej grupeve më të mëdha sipërmarrëse në Lindjen e Mesme.

Në reagimin e tij, Rama nuk kurseu as kritikat ndaj kundërshtarëve të projektit, për të cilët tha se mes tyre ka “armiq të Shqipërisë Europiane”, “konkurrentë të Shqipërisë Turistike” dhe “shqiptarë të verbër që po përdoren si vegla qorre”. Në fund, ai krahasoi kundërshtimet ndaj projektit me debatet e dikurshme për stadiumin kombëtar, duke lënë të kuptohet se edhe këtë herë rezultati do t’u japë të drejtë mbështetësve të zhvillimit.

Postimi vjen ndërsa protestat kundër projektit po vijojnë dhe organizatorët kanë paralajmëruar një tjetër tubim në Tiranë.

WhatsApp Image 2026-06-03 at 6.25.08 PM (1).jpeg

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme