Politika 4 June 2026, 08:07 Nga VNA

Zvërneci, Rama reagon: “Armiqtë e Shqipërisë duan ta lënë zonën mes plehrave”

Ndaje në Whatsapp
Zvërneci, Rama reagon: “Armiqtë e Shqipërisë duan ta

Kryeministri Rama ka reaguar sërish lidhur me debatet për projektin e investimit në Zvërnec, duke publikuar një mesazh të një qytetari vlonjat dhe një video nga zona në fjalë. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Rama sulmon kundërshtarët e projektit, duke i cilësuar si armiq të Shqipërisë Europiane, konkurrentë të Shqipërisë Turistike dhe të verbër të Shqipërisë së shqiptarëve, të cilët sipas tij duan ta mbajnë zonën në gjendjen aktuale.

Ai thekson se investimi prej 4 miliardë eurosh do ta shndërrojë Vlorën në “bebën e syrit të turizmit në këtë anë të botës” dhe do ta ngjisë Shqipërinë në “Ligën e Kampionëve të turizmit botëror”.

Postimi

MIRËMËNGJES ?

dhe me këtë mesazh të nxjerrë nga telefoni im bashkë me videon e mëposhtme (pasqyrë e qartë e realitetit të trishtë të parajsës që armiqtë e Shqipërisë Europiane, konkurrentët e Shqipërisë Turistike dhe të verbërit e “Shqipërisë së shqiptarëve” duan ta mbajnë të gjithë bashkë tamam kështu si është sot - siç do ta shihni vetë - tokë të ndotur e të paprekur nga tradhtia ime, që dua të sjell një investim 4 miliardë në funksion të një projekti që e kthen Vlorën në beben e syrit të turizmit në këtë anë të botës, ndërsa Shqipërinë e ngjit në Ligën e Kampionëve të turizmit botëror), duke shpresuar që tanimë t’ju jetë pastruar gjaku nga helmi i luftës hibride online atyre të mive, që u dëshpëruan prej një rreziku imagjinar, ju uroj të gjithëve ju një ditë të mbarë ?
 
“Pershendetje Kryeminister! Jam Vlonjat dhe pro investimit ne Zvernec. Mos ndalo. Po te nis nje video dhe te lutem postohe. Behet fjale fiks per zonen ku njerez te papergjegjshem qe dhe ndoshta jan ngritur ne protest e kan katandisur zonen e mbrojtur si mos me keq. Kurse ata qe erdhen per sherr dihet qe e kane me ty jo me natyren se po ta kishin per natyren duhet te shanin pse esht ber hale jo pse do te hedhesh 4 miliarde qe sjan hedhur tere historin ne anet tona. Shihe videon dhe nese do mund te te nis dhe video te tjera te zonave ku mbrohen me ligj po nuk mbrohen dot nga njerezit e liq pa tru qe s a me shum plehra hedhin poshte aq me teper cirren me zerin lart. Te falenderoj nese e mer ne konsiderat kete video dhe tregoja Shqiperis se duan te sabotojne zhvillimin qe e sheron kete zone. Beje kete zhvillim e vlonjatet do te te bekojn ne breza. Keta jo nuk e duan Shqiperin aq sa thone po e duan edhe pa te huaj qe ta kthejne si Vlora para se ta merrje ti ne dor. Po te nis videon”

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme