Politika 20 December 2024, 16:19 Nga VNA

Berisha harron se deputetët e tij votuan amnistinë penale: E bëri Ulsi Manja për klientët e tij

Ndaje në Whatsapp
Berisha harron se deputetët e tij votuan amnistinë penale: E bëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e ditës së sotme për mediat, ka folur për ligjin e fundit që u miratua nga mazhoranca për fajlen e gjobave për të ndërtimiet pa leje. Berisha ndër të tjera tha se ky ligj është bërë për biznesmenët pranë qeverisë. Për ta shpjeguar më qartë, ai bëri një krahasim me amnistinë penale që u bë në prill të këtij viti dhe fajtor cilsoi ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, duke thënë se e bëri për klientët e vet.

“Është e njëjta gjë siç veproi ministri Ulsi Manja me ligjin e amnistisë. Ligji i amnistisë përjashtonte të gjithë ata që ishin të dënuar nga Gjykata Speciale dhe të hetuar nga Prokuroria Speciale. Ulsi Manja kundër shumave përrallore që ka marrë, ka shkelur ligjin dhe ka gjetur variante për të amnistuar të paktën, ka shifra të ndryshme por e sigurt është që 30, 40 janë amnistuar në kundërshtim me ligjin. Duke shfrytëzuar teknikalitete me të cilat ai ka marrë një shumë përrallore parash, për të nxjerr ata që sduhet të dilnin nga burgu. Është identike situata. Edhe këtu bën gjoja ligjin për fshatarët, por në fakt ky është ligj për të amnistuar Qefalinë, Gjikurinë, e tjerë me radhë” – tha Berisha.

Nuk dihet nëse këtë krahasim Berisha e bën me qëlllim apo pa dijeni e plotë se si u miratua amnistia penale. Por duke ditur se është një politikan i një kalibri të lartë dhe që nuk i shpëton asgjë në fushën e lojës, zor se besohet që është një keqkuptim.

Gjithsesi, po i rikujtojmë ish-kryeministrit se ligji i amnistisë që u propozua nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, u miratua me 110 vota në parlament në 4 prill të këtij viti. Dhe në këto 110 vota ishin edhe deputetët e Partisë Demokratike, me në krye kreun e grupit parlamentar Gazment Bardhi, që votuan për miratimin e këtij ligji.

Madje aq të sigurt ishin, saqë kur dy deputetët që janë në konflikt me grupin e Berishës, Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha bënë paralajmërime nga foltorja e Kuvendit se ligji do të lironte të korruptuarit e hetuar nga SPAK dhe dënuar nga GJKKO, Gazment Bardhi dhe Ulsi Manja i përqeshnin në Parlament duke thënë se nuk dinë të lexojnë ligjin.

Në fund rezultoi se nuk ishin 30 apo 40 persona, siç thotë Berisha, por sipas SPAK, u liruan 117 persona që po heoheshin dhe të dënuar nga GJKKO.

Prandaj kryetari i PD duhet të jetë më i kujdesshëm me krahasimet që bën, sepse edhe nëse vërtetë është ashtu siç pretendon, atëherë i sugjërojmë që të punësojë ekspertë juridik në PD që dinë të lexojnë ligjin dhe mos t'i gënjej Ulsi Manja.

Video

Një avion privat Learjet 60 u rrëzua më 1 nëntor në një zonë të banuar pranë Cresthavenit, në Florida, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë personave në bord. Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së, avioni ishte nisur nga aeroporti Austin-Bergstrom në Teksas dhe po udhëtonte drejt Bahamasit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur avioni përplaset pranë një rruge dhe shpërthen në flakë. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme”. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit, raporton Reuters.

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme