Sociale 21 May 2026, 17:49 Nga VNA

Baki Goxhaj mbërrin në Turqi pas ndalimit nga forcat izraelite: “Është keqtrajtuar gjatë ndërhyrjes”

Ndaje në Whatsapp
Baki Goxhaj mbërrin në Turqi pas ndalimit nga forcat izraelite:

Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj ka mbërritur në Turqi, pas ndalimit të flotiljes humanitare “Sumud” nga forcat izraelite në ujërat ndërkombëtare.

Lajmi është konfirmuar për VNA nga bashkëshortja e tij, Eriselda Balliu, e cila ka komunikuar me video call me Goxhajn vetëm pak minuta më parë.

Sipas saj, aktivisti shqiptar ka deklaruar se është keqtrajtuar nga forcat ushtarake izraelite gjatë ndërhyrjes dhe ndalimit të flotiljes, ndërsa më rëndë kanë pësuar disa prej bashkëudhëtarëve të tij, përfshirë edhe kapitenen e anijes me të cilën po lundronin drejt Gazës në përpjekje për të çarë bllokadën humanitare.

Ende nuk ka një bilanc të plotë mbi gjendjen e të gjithë aktivistëve të ndaluar, ndërsa shumë prej tyre, sipas raportimeve ndërkombëtare, kanë denoncuar dhunë fizike, poshtërime dhe trajtim çnjerëzor gjatë operacionit të forcave izraelite.

Mbërritja e Goxhajt në Turqi i jep fund përkohësisht ankthit për fatin e tij, por njëkohësisht hap shumë pyetje mbi mënyrën se si u trajtuan dhjetëra aktivistë civilë që ndodheshin në një mision humanitar drejt Gazës.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme