Bota 24 June 2025, 10:16 Nga VNA

Armëpushimi zgjati vetëm pak orë/ Irani sulmon me raketa

Ndaje në Whatsapp
Armëpushimi zgjati vetëm pak orë/ Irani sulmon me raketa

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, akuzoi Iranin për shkeljen e armëpushimit vetëm pak orë pasi kishte hyrë në fuqi. Ai deklaroi se “do të përgjigjemi fuqishëm ndaj kësaj shkeljeje me sulme intensive kundër objektivave të regjimit në zemër të Teheranit.”

Armëpushimi u shpall më herët nga Donald Trump, pas 12 ditësh sulmesh të përgjakshme mes dy vendeve. Megjithatë, pak orë para hyrjes në fuqi, Teherani përjetoi një nga netët më të rënda të konfliktit, raportoi një korrespondent i BBC në persisht. Ndërkohë, zyrtarët izraelitë njoftuan për katër viktima nga sulmet e fundit.

Ky përshkallëzim pasoi sulmin e Iranit me raketa drejt një baze ajrore amerikane, në kundërpërgjigje ndaj goditjeve në objektet e tij bërthamore gjatë fundjavës. Katari njoftoi se të gjitha raketat iraniane u kapën nga sistemet mbrojtëse.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme