Bota 31 January 2025, 21:07 Nga VNA

Apeli i Romës rrëzon sërish vendimin e qeverisë, vendos që 43 emigrantët në Gjadër të kthehen në Itali

Ndaje në Whatsapp
Apeli i Romës rrëzon sërish vendimin e qeverisë, vendos

Vendimi për të mos konfirmuar ndalimin u mor gjatë mbrëmjes së premtes, më 31 janar, nga gjyqtarët e Gjykatës së Apelit, të cilëve me një dekret të ekzekutivit iu ishte transferuar kompetenca për të vendosur.

Migranët që ishin transferuar disa ditë më parë me anijen Cassiopea në qendrën shqiptare të Gjadër, po kthehen në Itali. Kështu, të gjithë 43 migranët që ishin dërguar në qendrat përtej Adriatikut do të kthehen nesër në Itali. Vendimi për të mos konfirmuar ndalimin u mor nga gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Romës, të cilëve iu dha kompetenca për të vendosur me një dekret të qeverisë.

Gjyqtarët që ishin ngarkuar me shqyrtimin e dosjeve të çdo migranti kanë vendosur të shprehin mendim negativ ndaj rikthimit, siç parashikohet në procedurën e miratuar nga qeveria.

Të gjitha këto ndodhin në pritje të një vendimi të Gjykatës Evropiane që do të shprehet përfundimisht në lidhje me çështjen e vendeve të sigurta më 25 shkurt.

Ndërkohë, vendimi i fundit i Kasacionit kishte caktuar politikën si organin kompetent për të vendosur mbi këtë çështje, duke lënë gjithashtu mundësinë që gjykatësit të vendosin rast pas rasti se çfarë është e drejtë. Gjithashtu, gjyqtarët kanë formuluar një pyetje të re për Gjykatën e Europës lidhur me çështjen e porteve të sigurta./ Corriere della Sera

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme